Dy problemet e mëdha që ka Shqipëria
Mentor Kikia
Ky vend vuan nga dy “fatkeqësi” të mëdha: Qeveritë dhe njerëzit.
Qevertië, ndërtojnë rrugën, por nuk ndërtojnë kanalet anësore për të rrjedhur ujërat. Rruga Tiranë-Durrës u përmbyt vetëm në njërën anë, sepse në atë anë kanali është bllokuar nga vete projekti, madje edhe me kontributin e sipërmarrësve që kanë ndërtuar bizneset përgjatë rrugës.
Njerëzit, edhe pse kishte tre ditë që në televizoine njoftohej se do të mbërrijë mot i keq, do të ketë reshje të dëndura, do të ketë përmbytje.
Edhe pse emergjëncat dhe pushteti vendor bëri thirrje: Mos dilni në rrugë me makina se do të ketë përmbytje, evitoni lëvizjet, sërish asnjëri nuk deshi t’ia dinte.
Rrugët plot me makina.
Dhe pastaj telefononin nëpër redaksi televizionesh: Jemi këtu, na është fikur makina, jemi edhe me femijë. Jemi kaq e aq njerëz. Asnjë spo vjen të na ndihmojë.
Madfje kishte nga ata qe benin thirrje nga qendrat tregtare ku kishin derguar femijet per te lozur.
Po qëndroni o ditëzinj një natë në shtëpi se nuk ju gjen hataja.