Albspirit

Media/News/Publishing

Genti Zenelaj: “Vendi, si zonë lufte sot prej ndërtimeve të stilit, çi q* tëmën…”

Reshjet e shumta dhe situata kritike në shumë zona të vendit ka bërë që rrjetet sociale të pushtohen nga foto dhe statuse lidhur me situatën emergjente. Aktori dhe moderatori Gentian Zenelaj ka reaguar i indinjuar në profilin e tij të Facebook është nga ndërtimet në stilin “çiqitëmën”, siç shprehet Gentiani.

Statusi i Zenelaj

“Çiq*tëmën… kështu na shkoi jeta ne Shqiptarëve… Çiq*tëmën… ndërtoje rrugën pa asnjë standard. Çiq*tëmën zër kanale e gërryej lumenj, Çiq*tëmën vazhdojmë i japim votën njerëzve që çdo punë e bëjnë Çiq*tëmën. Sapo u ktheva nga zona e “City Park”, është si zonë lufte, vetëm pasi autostrada është çarë me fadroma uji ka ikur, sepse e kanë ndërtuar me stilin Çiq*tëmën, si çdo investim publik në këtë vend. Sa keq më erdhi për ata njerëz që mbrëmë kanë parë tmerr me sy”.

gee.jpg

Please follow and like us: