Gjermania hap lokal nudistësh ku nuk lejohen ngacmimet
Ne Gjermani do te hapet nje hotel vetem per nudistet, i pari i ketij lloji ne vend. Rregulli kryesor, eshte e ndaluar veshja. Klientet duhet te sillen nudo ne ambientet e tij, pasi nese refuzojne ta bejne kete do te debohen. Hoteli eshte ndertuar ne qytetin Freudenstadt, qe mund te perkthehet si Qyteti i Gezimit. Ne hyrje te hotelit frekuentuesve do t’u kerkohet te heqin rrobat dhe te qendrojne te zhveshur gjate gjithe kohes. Rregullat strikte jane publikuar edhe ne internet. Hotele te tilla te ngjashme per nudiste jane hapur edhe ne vendet skandinave, Kroaci dhe ne jug te Frances. Gjithashtu ngacmimet seksuale dhe seksi nuk do te jete i lejuar ne ambientet e perbashketa. Ne rast te shkeljes se rregullave klientet duhet te veshin rrobat dhe te largohen.