Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Kaduku, mesazh prekës për këngëtaren e madhe Justina Aliaj

Fotografia e Ilir Kaduku

22 Nëndor 2017. Në Presidencë me rastin e perkujtimit të 100 vjetorit të Strehës së Parë Vorfnore. Me krenarinë shkodrane, këngëtaren e madhe Justina Aliaj. Komshia ime lashtë! Kur ishim të rinj rrinim si Sarreqas të Vjetër me orë të tëra tek Shtëpia e Pionerit, në pritje të daljes në xhiro të koloses shkodrane që ne e quanim në ilegalitet ‘Mina e Shqipërisë”. Respekt dhe mirënjohje për figurat e mëdha që dhanë shumë dhe nuk morën asgjë! Lus Zotin, të mos i kenë kërkuar kartën e identitetit kur erdhi në Presidencë!

 

Kush është Justina Aliaj?

Justina Aliaj ka lindur në Shkodër. Pas shkollës 7-vjeçare iu dha e drejta për të studiuar në Liceun Artistik për muzikë. Por qysh e vogël ka zgjedhur teatrin, ka qenë në shtëpinë e Pionerit teksa luante, kur provoi të këndonte. Tonin Dajia, vëllai i Tish Dajisë, zbuloi talentin e saj edhe në muzikë. Pasi mbaroi Liceun Artistik nisi studimet e larta në Akademinë e Arteve. Këngëtarja Justina Aliaj mbetet një yll i këngës dhe skenës shqiptare. Këngë të tilla si: “Mall për vendlindjen”, “Në ekranin e televizorit”, “Stacion i dashur”, “Në mbrëmjen e vallëzimit”, “Unaza”, “Unë dhe shokët e mi” etj., mbeten të pashlyeshme ende dhe sot për publikun. Interpretimet e saj si aktore kanë qenë të shumta si te; “Rrethi i kujtesës”, “Bernand Alba”, “Gratë trojane”, “Nobodysees”, “Tartufi” etj.

 

 

Please follow and like us: