Jennifer Lopez, imazh i markës ‘Guess’
Jennifer Lopez është imazhi i ri për markën ‘Guess’ dhe po hyn në historinë e kompanisë duke paraqitur koleksionin pranverë 2018. Ajo është me e vjetra e kompanisë, por seti fotografik që realizon me veshjet sjell të ardhura të mira. Në një fotografi bardh e zi nga Tatiana Gerusova, 48-vjecarja tregon këmbët e tonifikuara me pantallona të shkurtra dhe këmishë të bardhë.
“Kur mora telefonatën nga Paul Marciano për tu bërë vajza Guess, isha e emocionuar pasi do bëhesha pjesë e një kompanie të madhe që e kam pëlqyer që fëmijë. Kur shoh fushatat e mëparshme të Guess, dalloj modele të bukura që Paulo ka zgjedhur ndër vite. Është një kompliment i madh për mua që të zgjidhem për koleksionin e pranverë 2018 të Guess”, – tha JLO gjatë fushatës.