Kanadaja heq vizat ndaj Bullgarisë dhe Rumanisë, kush e ka radhën pas tyre…
Ministria për Shtetësi dhe Migrim e Kanadasë, njoftoi se ka hequr vizat për qytetarët e Bullgarisë dhe Rumanisë.
Në njoftimin e publikuar nga ministria bëhet e ditur se pas bisedimeve të bëra me delegacionet e nivelit të lartë të të dyja shteteve që nga viti 2014 për heqjen e vizave është arritur rezultat.
Në deklaratë theksohet se vendimi tregon se Qeveria e Kanadasë i kushton rëndësi marrëdhënieve të saj me dy shtetet si dhe BE-në.
Me vendimin e ri rumunët dhe bullgarët do të mund të hyjnë në Kanada pa viza, për akomodime, vizita të familjes dhe shokëve si dhe me qëllime turistike deri në 6 muaj. Burime per mediat thane se ky vendim mund te shtrihet edhe per vende te tjera te Ballkanit.
Please follow and like us: