Nudistët e Nju Jorkut transferohen në Nju Xhersi…
Autoritetet e Nju Jorkut kanë vendosur që të mbyllin edhe plazhin e fundit për nudistët, «Lighthouse Beach». Vendimi për ndalimin e nudistëve në fakt në Nju Jork është marrë që në vitin 1984, por këtë plazh gjithmonë ishte bërë një sy i verbër. Por, tashmë autoritetet kanë vendosur që ta mbyllin edhe këtë plazh dhe kushdo që shfaqet nudo në të, do të gjobitet deri në 5 mijë dollarë. Tashmë njujorkezët, nëse duan të bëjnë plazh nudo, duhet të shkojnë në Nju Xhersi, ku ende lejohet një gjë e tillë.
Please follow and like us: