Albspirit

Media/News/Publishing

Pamjet që përcollën një mesazh të madh

Scout Larson do të pushtonte titujt kryesorë të mediave mbarëbotërore, duke thyer rrjetin dhe duke u bërë emri më i lakuar në rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram. Vogëlushja trevjeçare nga Florida, SHBA, do të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve falë fotove të saj, pasi vishet si yjet e famshme, por motivi që fshihet pas këtyre fotove është i jashtëzakonshëm. Në një intervistë për Huffington Post, mamaja e Scout, Ashley, tregoi se i erdhi kjo ide kur gjyshja e vogëlushes ishte e sëmurë nga kanceri. “Kur flokët e Nonnie filluan të bien, Scout u shqetësua shumë dhe dëshiroja ta qetësoja si atë dhe veten time. Më duhej t’i mësoja dhe t’i kujtoja se gratë janë luftëtare. Ne zgjodhëm gratë e famshme dhe të forta për t’i mësuar rreth forcës që kanë dhe për t’i treguar botës që mund t’ia dalim, mund të mposhtim çdo sëmundje dhe të triumfojmë”. Mamaja e vogëlushes shprehet se e ndihmon vajzën të përgjedhë personazhet që dëshiron të imitojë, por që ajo vetë rregullohet si ato.Ky leksion i çmuar që na vjen nga kjo feministe e vogël na tregon edhe një herë forcën e madhe që karakterizon femrat dhe nevojën e tyre të patjetërsueshme në shoqëri.

sc5

sc1

sc6

sc3

sc4

sc2

Please follow and like us: