Albspirit

Media/News/Publishing

Prokuroria nis hetimet për pasurinë e 3 policëve të arratisur

Krahas hetimit penal për 3 ish-drejtuesit e policisë së Vlorës të cilët dyshohet se kanë ndihmuar grupin  e Habilajve në kultivimin dhe trafikun e kanabisit, ka nisur edhe një hetim pasuror. Sipas informacioneve që vijnë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda mësohet se për tre  ish-drejtorët e policisë ka nisur një hetim pasuror. Jaeld Çela, Gjergj Kohilës, ish-Shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar dhe Sokol Bodes, ish-shefit të Policisë Kufitare në Dhërmi do t’u hetohet pasuria. Në 22 Nëntor për këta të tre doli një urdhër ndalimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila dyshon për implikim të tyre në trafikun e kanabisit. Dy ditë më parë gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për të lëshuar urdhër-arresti për ish-zyrtarët e lartë të policisë Jaeld Çela dhe Gjergj Kohila. Mbi ta rëndon akuza e kultivimit dhe trafikut të lëndeve narkotike në kuadër të grupit të  strukturuar kriminal. Sipas hetimeve ata kanë bashkëpunuar me grupin e “Habilajve” të cilët gjatë katër viteve të fundit kanë trafikuar drejt Italisë 3,5 ton kanabis./Panorama/

Please follow and like us: