Albspirit

Media/News/Publishing

Spartak Ngjela: Ja vepër e kujt janë përmbytjet!

Avokati Spartak Ngjela përmes një postimi në facebook ka komentuar përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut në 48 orët e fundit.
Sipas Ngjelës përmbytjet shkaktohen si pasojë e batërdisë dhe korrupsionit masiv nga kryebashkiakët, kryetarët e komunave dhe kryeministrat në këto 27 vite.

“Ja se çfarë ju ka krijuar korrupsioni shqiptarëve: përmbytjen tërësore nga rreshjet.

A e dini sepse-në?

Sepse lumenjtë dalin nga shtrati se bllokohet derdhja tyre në det.

Sepse që nga viti 1992 e deri në vitin 1997 hajdutët i shitën për skrap të pesë dragat që thellonin grykë-derdhjen e pesë lumenjve të mëdhenj të Shqipërisë.

Sepse janë prishur të gjithë kolektorët dhe kanalet kulluese nga batërdia e korrupsionit masiv të kryetarëve të bashkive, kryetarëve të komunave dhe të gjithë kryeministrave.

Sepse kanë dashur ta kthejnë Shqipërinë në një tokë të pajetueshme .

Sepse kanë menduar të fitojnë para me korrupsion e të ikin.

Por tani janë të gjithë të kapur. E gjithë kjo që shihni se po ndodh si përmbytje dhe ajo që ka ndodhur, është vepër e peshqve të mëdhenj.

Qeveria anti korrupsion që vjen pas tre muajsh, me rrëzimin e qeverisë qesharakë Rama, duhet ta ketë përparësi rikthimin e sigurisë kombëtare nga përmbytjet. Le të kushtojë sa të dojë. Ky është një imperativ i kohës.

Eliminimi i peshqve të mëdhenj dhe garantimi i sigurisë kundër përmbytjeve duhet të jenë detyrimet kryesore të qeverisë anti korrupsion.”,-shkruan Ngjela.

Please follow and like us: