Albspirit

Media/News/Publishing

Të fshehtat e 12 shenjave të Horoskopit

Për disa njerëz, horoskopi është thjesht një rubrikë e çfarëdoshme që mbush kohën në televizon ose një boshllëk të lënë veçmas në ndonjë portal. Për të tjerë yjet kanë fuqi udhëzuese dhe drejtuese në jetën e një personi dhe nuk është aspak çudi që shpeshherë te gjeni veten deri në detajet më të vogla në përshkrimin që ato bëjnë rreth jush. Një gjë është e sigurt, yjet dinë gjithçka madje edhe atë pjesë që nuk doni t’ua tregoni të tjerëve sikurse hëna, duke fshehur pjesën tjetër jo fort të ndriçuar për vete.

1.DASHI

Dashi në përgjithësi është shenjë shumë pasionante, e motivuar dhe ambicioze. Është si puna e asaj xixëllonjës së vogël që ka fuqinë të ndriçojë dhomën sikur të ishte një fanar i madh. Por, dashi ka edhe një anë të fshehtë që e mban vetëm për vete ose e shfaq në momente të errëta. Nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet bëhet agresiv dhe nuk i kushton asgjë t’ju lëndojë ose t’ju eleminojë një herë e përgjithmonë nga jeta e tij.

2.DEMI

Personat që i përkasin shenjës së demit shquhen për zellin e tyre të pashtershëm. Janë të besueshëm, punëtorë dhe u pëlqen të qëndrojnë me këmbë në tokë. Por, një dem mund t’ju sulmojë me brirët e tij në çdo moment pasi kur bëhet kokëfortë nuk e gjen dot rrugën e kompromisit. Priret gjithashtu të jetë posesiv në marrëdhënie, gjë që mund të shkaktojë shumë probleme.

3.BINJAKËT

Binjakët janë shumë mendjehapur, miqësorë dhe njerëz pa komplekse. Ju pëlqejnë aventurat e reja dhe dëshirojnë të shijojnë çdo moment sikur të ishte dita e fundit e jetës së tyre. Mos harroni se binjakët i përjetojnë gjërat dyfish nga shenjat e tjera. Kur dikush u trazon mendimet dhe ritmin e zakonshëm të jetuarit,ata bëhen të paarsyeshëm dhe impulsivë.

4.GAFORRJA

Besnike, dëgjuese shumë e mirë, e kujdesshme dhe gjithmonë e gatshme për t’ju ndihmuar. E tillë është gaforrja, shenja që përfshin të gjithë të lindurit nga data 21 qershor deri më 22 korrik. Ana e fshehtë? Kur gjërat nuk shkojnë mirë, gaforrja struket në botën e saj deri në izolim të plotë. Shpesh ndihet sikur e mbyt ankthi dhe frika për të ardhmen.

5.LUANI

Luani është ushëheqës i lindur, jo më kot është edhe mbreti i zodikuat. I pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes dhe di shumë mirë si ta rrijë këtë gjë falë elokuencës dhe sigurisë që e karakterizon. Por, një luan di të jete shumë melodramatik. Fytyra e fshehtë që mban për vete lidhet me pasiguritë, vetminë dhe frikërat në lidhje me të ardhmen dhe zgjedhjet e gabuara.

6.VIRGJËRESHA

Në qoftë se keni ndonjë problem, mos nguroni të lajmëroni mikun ose mikeshën tuaj virgjëreshë pasi natyra e tyre analitike dhe logjike do të dijë si t’u nxjerrë nga situate. Janë miq të mirë, shumë të komunikueshëm dhe dinë të respektojnë hapësirën e çdokujt. Por, një virgjëreshë ndryshon katërcipërisht brenda pak minutash duke u bërë e ftohtë, kalkulative dhe e vrazhdë.

7.PESHORJA

Një ndër tiparet dalluese të të lindurve nën shenjën e peshores është aftësia e tyre për të vendosur ekuilibrat në çdo lloj marrëdhënieje që ndërtojnë. Janë me këmbë në tokë, u pëlqen prakticiteti dhe dinë të respektojnë hapësirën e njerëzve që i rrethojnë. Por, nga ana tjetër ëmbëlsia dhe dashamirësia që i karakterizon bën që ata të pranojnë gjithçka edhe kur është përtej pëlqimeve të tyre. Duket sikur peshoret kanë nevojë gjithmonë për miratimin e të tjerëve dhe nuk janë në gjendje të bëjnë asnjë hap vetëm.

8.AKREPI

Është e vështirë të imagjinoni një akrep pa pavërsinë e tij, e cila për të është jetike. Shenjë pasionante, e shkathët dhe e zgjuar, shumë sociale dhe mendjehapur. Por, mos guxoni ta tradhëtoni dhe sfidoni pasi akrepi është shenja më hakmarrëse dhe manipuluese e zodiakut.

9.SHIGJETARI

Kushdo që ka një mik ose familjar shigjetar e di shumë mirë që me të optimizmi dhe argëtimi është gjithmonë në nivelet maskimale. I pëlqen shpirti i aventurës, gjë që i tërheq njerëzit drejt tyre. Mungesa e përqendrimit dhe shpërthimet e menjëhershme të inatit janë dy prej atyre karakteristikave që përbëjnë edhe anën e fshehtë të çdo shigjetari.

10. BRICJAPI

Edhe pse mund të mos ju pëlqejë, suksesi dhe fati janë gjithmonë në anën e bricjapit. Janë shumë të motivuar, praktikë, të mirëorganizuar dhe inteligjentë, aq sa ndonjëherë habiteni si ia dalin të dinë gjithçka për çdo gjë e çdokënd. Poooor, bricjapët janë aq kokëfortë dhe mburravecë, vështirë të bëni kompromise me ta.

11.UJORI

Edhe pse shenjë e ujit, ujori është shumë bredharak. I pëlqen të udhëojë, të takojë njerëz të rinj dhe të zbulojë kultura të reja. Përtej dëshirës së tij ekploruese dhe shpirtit aventuresk, ujorët janë shumë të paqëndrueshëm emocionalisht dhe vështirë të krijoni një marrëdhënie serioze me ta.

12.PESHQIT

Të ndjeshëm, të kujdesshëm dhe besnikë, peshqit janë miqtë dhe familjarët që janë të gatshëm të sakrifikojnë çdo gjë për mirëqenien e të tjerëve. Ndërsa e bëjnë këtë harrojnë që kanë një jetë për të jetuar, bëhen vetmitarë dhe përpiqen t’i shpëtojnë realitetit duke u izoluar.

Please follow and like us: