Albspirit

Media/News/Publishing

Vjen në Shqipëri spektakli francez kabare

Pas suksesit të turneut të saj të parë në Shqipëri në nëntor 2016-të në Korçë dhe Tiranë, Laurette de Paname rikthehet me miqtë e saj të Montmartre për një version premierë të këtij «Music-Hall Show», i cili ende nuk është prezantuar në Francë dhe jashtë saj. Leoni në firzamonikë (Christophe Le Fur) do t’ju mirëpresë me bujarinë e tij legjendare, me arie nga Parisi të cilat ai i njeh në majë të gishtave, përpara se ai të nis lojën e tij me Laurette-ën tonë të dashur duke e shoqëruar atë përgjatë të gjithë spektaklit. Akoma edhe më shumë kërcim me Eddy Thebault-in (Ish-solist i cancan-it në Moulin Rouge) dhe Aurelie Prandini-n (Kërcimtare dhe akrobate Kabareje).

Vjen në Shqipëri të spektaklit francez kabare “Laurette de Paname dhe miqtë e saj të Montmartre”, i cili do të zhvillohet nga data 5 deri në 11 dhjetor në qytetet e mëposhtme :

-5 dhjetor në Shkodër
-6 dhjetor në Durrës
-8 dhjetor në Korçë
-9 dhjetor në Elbasan

-11 dhjetor në Tiranë

Ky spektakël do t’ju njohë me universin e kabareve pariziane, femrave, muzikës, dekorit, të cilët kanë frymëzuar breza shkrimtarësh dhe kineastësh. Përmes këtij udhëtimi magjik e plot sharm do të zbuloni personazhin e Laurette-ës, shembulli ideal i femrës Pariziane me gjithçka ajo ka të ndërlikuar, misterioze, të shpenguar.

Ky spektakël organizohet nga Rrjeti i Aleancave Franceze në Shqipëri në partneritet me Ambasadën e Francës, Bashkitë e qyteteve dhe Teatrot respektivë, si dhe me mbështetjen e Bankës CREDINS.

Please follow and like us: