Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet ditari i këshilltarit të Hitlerit

Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar se kanë zbuluar një ditar të kohës së luftës së Alfred Rosenberg, një zyrtar i partisë naziste dhe këshilltar kryesor i Adolf Hitlerit. Zyrtarët nga Departamenti për Sigurinë Kombëtare dhe ai i Drejtësisë u janë bashkuar përfaqësuesve të Muzeut Memorial të Holokaustit të SHBA-së për të diskutuar restaurimin e rreth 400 faqeve të shkruara me dorë të ditarit. Rosenberg është dënuar për krime lufte në procesin gjyqësor të Nyrembergut pas Luftës së Dytë Botërore dhe është ekzekutuar në vitin 1946. Ditari i tij ishte në mes të dokumenteve që mbahej nga një avokat i qeverisë amerikane në gjyqin e Nyrembergut, e i cili vdiq në vitin 1993. Muzeu i Holokaustit tha se zbulimi do t’iu jape studiuesve vështrime të reja mbi politikat e liderëve nazistë dhe përmbush qëllimet e muzeut për vazhdimin e zbulimit të “provave të autorëve të Holokaustit”.

Please follow and like us: