Albspirit

Media/News/Publishing

Bashkim Shehu fitoi edicionin “Ballkanika 2017”

Bashkim Shehu fitoi edicionin “Ballkanika 2017”. “Loja, shembja e qiellit” u shpall romani më i mirë në Ballkan. Për këtë çmim shkrimtari ishte në garë me 6 autorë nga vende të Ballkanit si Bullgaria, Serbia, Greqia dhe Rumania. Është hera e dytë që shkrimtari Bashkim Shehu, përzgjidhet për të konkurruar në këtë garë letrare ndërballkanike. Në vitin 2007 ai u paraqit me romanin “Angelus novus” dhe arriti të ishte një nga tre të nominuarit e këtij çmimi. Ndërsa për edicionin “Ballkanika 2015” ai u shpall fitues në qendrën kulturore për të rinj në Shkup. Luljeta Lleshanaku u klasifikua si një ndër shkrimtaret më të mira të Ballkanit. Ajo doli në treshen më të mirë për edicionin “Ballkanika 2016”, me vëllimin e saj me poezi “Homo Antarcticus” i përkthyer në anglisht nga Ani Gjika si pjesë e vëllimit “Negative Space” ka fituar garën për mundësinë e financimit të përkthimit dhe të botimit në SHBA, si dhe çmimin letrar “PEN Translates” – 2017 në Britaninë e Madhe dhe gjithashtu mundësinë e botimit në Britaninë e Madhe gjatë pranverës të vitit të ardhshëm. Ajo dhe poeti serb Vladan Matijevic dolën të dy në vend të dytë me të njëjtin numër votash. Ndërsa fituesi i edicionit “Balkanika 2016” u shpall autori turk Murat Özyaşar me “Laugh yellow” .

Please follow and like us: