Albspirit

Media/News/Publishing

Bosi i plehrave që ka marrë 200 milionë USD nga taksat e shqiptarëve

Të enjten e fundit në parlament, mes konflikteve të shumta kryeministri dhe lideri i opozitës u përplasën fort edhe për projektin e fundit tejet të dyshimtë të Partneritetit Publik Privat, atë të djegjes së plehrave të qyteteteve tona me anë të inceneratorëve. Ata debatuan për shifrat, për faktin se tre projekte të mëdha po i jepeshin një emri të vetëm, për më tepër pa garë, pa tender të hapur ndërkombëtar siç e kërkon ligji shqiptar dhe pa një kontroll minimal për efekete që këto aktivitete që ndosin mjedisin duke shkaktuar deri edhe sëmundje kanceroze mund të kenë mbi jetën e njerzve.
Po në të njëjtën ditë, ish ministri i Mjedisit nga LSI, Lefter Koka, i cili u paraqit në studion e “Të paekspozuarit” nuk diti ti mbroje projektet që ka firmosur vetë dhe nuk dha asnjë argument për dyshimet për një korrupsion të hapur. Ai vetëm u përpoq të argumentonte se në fund të fundit inceratorët janë më të leveridisshëm sesa lanfildet ku plehrat e qyteteve groposem.
Por pas gjithë këtij debati pyetja që shtrohet është: Kush qëndron pas gjithë këtij biznesi të dyshimtë? Kush është ky njeri që fiton mbi 200 milion euro të taksapaguesve pa iu nënshtruar garave? Kush është ky person të cilit i hapen si me sustë dyert e shtetit aq sa në favor të tij mund të merren edhe 9 vendime shtetërorë brenda një dite?
Ai quhet Klodian Zoto ka punuar dikur në albtelekom dhe sot ka mbi 7 aktivitete tregtare të rregjistruara që prej vitit 2010. media online TPZ.al ka bërë një investigim të thelluar për të dhe për mënyrën se si ai arriti të depërtojë në labirithnin e djegjes së plehrave të qyteteve duke pasur një mbështetje super të fortë politike dhe duke ndarë para me drejtuesit më të lartë të qeverisë. Zyrtari i PD-së Jamarbër malltezi ka deklaruar se ai është thjeshtë një emër guackë që punon për llogari të Edi Ramës, Arben Ahmetajt dhe Lefter Kokës të cilit kanë qenë përfituesit e mëdhenj të kësaj afere mbi 200 milionëshe.
Sipas investigimit të TPZ.al, Klodian Zoto ka regjistruar 7 vjet më parë kompaninë ”Integrated Technology Services”, me fokus në ofrimin e shërbimeve IT dhe është pikërisht kompania që shfaqet në të treja koncesionet e incineratorëve: Në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Ai arriti ta ngrejë këtë kompani me vetëm 100 mijë lekë kapital (1 milion lekë të vjetra) në vitin 2010, duke e çuar në 10 milionë euro të ardhura në vitin 2017.
Dhe e gjitha kjo lidhet me idenë fatlume të ngritjes së inceneratorëve (djegësve të plehrave). Ai nis në vitin 2014, kur kompania e Zotos, Albtek Energy sh.p.k, i dërgon një letër qeverisë për një ofertë të pakërkuar, për ndërtimin e një inceneratori në qytetin më të ndotur të Shqipërisë, në Elbasan. Pas pak javësh, Albtek Energy u shpall “fituese” e një gare pa konkurentë, me vlerë rreth 22 milionë euro. “Që në këtë moment kemi një shkelje të rëndë. Ligji shqiptar shprehet në mënyrë taksative se për këtë shifër duhet një tender i hapur ndërkombëtar, ndërkohë që për t’i kaluar këto para Klodian Zotos, nuk u shpall fare garë, nuk u bë asnjë botim dhe nuk u kërkua as ndonjë ofertë me e lirë, as një njohuri, përvojë apo ekspertizë në këtë biznes me efekte shkatërruese në mjedis” thotë Jamarbër Malltezi.
Historia përsëritet edhe një vit më pas. Ndryshimi është fare e i vogël. Një kompani me emër tjetër, por sërish me pronar Klodian Zoton dhe e regjistruar në po të njëjtën zyrë me kompaninë fituese në Elbasan, i dërgon qeverisë kërkesë për të ndërtuar edhe Inceneratorin e Fierit. Qeveria vihet menjëherë në lëvizje dhe në shtator të 2016, Integrated Technology Service sh.p.k (kompania me emër tjetër e Zotos) në konsorcium me një kompani italiane Energy Srl, konkuroi e vetme dhe u shpall fituese, duke siguruar të drejtën për të ndërtuar inceneratorin e Fierit, me vlerë 28 milionë euro. E këtu hijet e dyshimit bëhen edhe më të mëdha. TPZ.al ka zbuluar se pas kësaj fitoreje dhuratë nga qeveria 30 përqind të kompanisë del në shitje. Dhe ajo shitet me çmimin qesharak prej 250 USD. Pra 30 përqind të një investimi 28 milion dollarësh vlen vetëm 250 USD???
Dyshimet bëhen edhe më të mëdha se paralelisht me blerjen e aksioneve nga “Ndërtim Montim Patos sh.p.k.” nga arka e shtetit në atë të ndërmarjes janë derdhur plot 5 milionë USD për ndërtimin e inceneratorit të Fierit. Dhe më e tmershmja është se ndërtimi në Fier nuk ka nisur ende për shkak të protestave të mëdha të banorëve. Madje aty nuk është dhënë ende as leja e ndërtimit për fillimin e punimeve.
Po si ka mundësi që qeveria shqiptare ka derdhur 5 milionë USD për një projekt që nuk ka startuar ende? A mos janë këto paratë e bakshisheve që do të ndaheshin për ministrat? A mos janë ato të lidhura me atë 30 përqindshin absurd që u shit për një copë bukë?
“Por Integrated Technology Service sh.p.k nuk ngopet me koncesionet e inceneratorëve. Në një konsorcium me dy kompani të tjera guackë në Hollandë, i dërgon qeverisë një letër të dytë, ku i kërkon një incenerator tjetër, por këtë radhë në Tiranë dhe, natyrisht, më të madh. Qeveria vihet përsëri menjëherë në lëvizje dhe shpall tenderin për ndërtimin e inceneratorit duke favorizuar paraprakisht njërën prej këtyre kompanive guackë Integrated Energy B.V, me disa pikë bonus. Edhe tek kjo kompani e huaj, Klodian Zoto rezulton themelues. Pak javë më parë, Tpz.al vuri re në Agjencinë e Prokurimeve e Publike rezultatin e këtij tenderi për inceneratorin e Tiranës dhe fitues ishte Integrated Technology Service sh.p.k së e Klodian Zotos, bashku me dy ortakët e saj do të ndërtojë Inceneratorin e Tiranës, me një vlerë marramendëse prej 128 milon eurosh” shkruan TPZ.al në investigimin e saj.
E gjithë kjo histori ka edhe më. Kompani fantazëm që krijohen me shuma minimale, që mbajnë të gjitha të njëjtat adresa dhe të njëjtat emra personash por që bashkohen në një pikë, tek marrja e lejeve për të ndërtuar inceneratorë dhe tek biznesmeni Klodian Zoto. Ai është në origjinë të të kësaj batërdie që e bëri qeverinë Rama, të mos zbatojë vendimet e marra prej vetë asaj për një politikë ndarjeje në burim dhe riciklimi të plehrave, për të bëjë kthesën e beftë të asgjesimit të tyre përmes djegjes. Eshtë po Kristian Zoto që e detyroi qeverinë të japë 22 milionë USD pa tender të hapur ndërkombëtar për Elbasanin. Eshtë po i njëjti që e bëri shetin shqiptar aq efikas sa të marrë 9 vendime në favor të tij brenda 24 orësh. Eshtë po ai, po i njëjti që më pas mori “dhuratë” 28 milonë USD për inceneratorin e Fierit (5 tashmë i ka futur në xhep) dhe për të cilin buxheti i ri parashikon shumën maramendëse të 125 milionë USD-ve për djegësin e plehrave të Tiranës.
Brenda një periudhe dy vjeçare, Klodian Zoto, pa asnjë eksperiencë dhe i dalë nga hiçi, siguroi një sërë kontratash prej qindra milionë euro, siguroi të drejtën për incenerimin e mbetjeve në më shumë se gjysmën e vendit, siguroi të drejtën për të prodhuar dhe për të shitur energji elektrike, siguroi të drejtën për të shitur mbetjet e riciklueshme si dhe përfitoi falas mijëra hektarë tokë publike në favor të bizneseve të saj.
A mund të besojë kush pas kësaj se kjo është thjeshtë falë talentit dhe aftësisë të një biznesmeni jashtëtokësor të panjohur deri pak kohë më parë? Vështirë të besohet. Dyshimet janë se pas kësaj fshihet një aferë e madhe korruptive që ka çuar shuma kolosale parash në xhepat e disa qeveritarëve./lapsi.al/

Please follow and like us: