Albspirit

Media/News/Publishing

Darëzeza del nga e zeza, ushtria monton urën e përkohshme

Në pak orë, Forcat e Armatosura arritën të nxjerrin nga izolimi banorët e Darëzezës në Fier, pas prishjes së urës si rezultat i reshjeve të dendura që kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit në 3 ditët e fundit. Ura Beili u vendos mbi urën e dëmtuar në Darëzezë nga Forcat e Armatosura mbrëmjen e së dielës. Forcat e Armatosura janë prej tre ditësh në gatishmëri dhe po punojnë pa ndërprerje në të gjithë jugun e vendit, aty ku situata paraqitet me problematike. “Ura e shembur nga permbytjet po zevendesohet me nje ure metalike, e cila mundeson edhe kalimin e mjeteve te renda. Efektivet e batalionit te xhenios do punojne gjate gjithe nates pa nderprerje me qellim qe ura te jete gati neser. Gjithashtu efektivet e FA kane vijuar edhe gjate mbremje operacionet e evakuimit te banoreve ne Ferras, nje tjeter fshat i prekur nga permbytjet” – njofton Ministria e Mbrojtjes. Ura e Darëzezës lidh rreth 2 mijë banorët e kësaj zone me rrethinat e tjera dhe qytetin e Fierit.

Please follow and like us: