Delawie: Ende ka shumë punë për të bërë që gjyqtarët në veri të nisin ndarjen e drejtësisë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delawie, ka vlerësuar si sukses integrimin e sistemit të drejtësisë edhe në veri të vendit. Por Delawie tha se ende ka punë për të bërë që gjyqtarët në veri të nisin ndarjen e drejtësisë, raporton EO. Këto komente ai i bëri në konferencën e shtatë vjetore Gjyqësore në Kosovë të organizuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë. “Bashkërisht kemi mundësinë që të shënojmë përparimin që e kemi arritur kohët e fundit por dhe t’i trajtojmë mangësitë e sistemit që kanë të bëjnë me gjyqësorin. Përshëndes integrimin e gjyqtarëve serbë në Kosovë, kjo ishte një e arritur e madhe për të gjithë qytetarët, sepse ndarja e barabartë në ligj janë të drejta themelore demokratike”. “E di që është dashur kohë për tu arritur kjo por ka ende shumë punë për tu bërë”, është shprehur ai, derisa ka theksuar se shumica e çështjeve politike tashmë janë përmbushur.
Please follow and like us: