Albspirit

Media/News/Publishing

Gjendet i mbytur në kanal i riu në Shkodër

Në Barbullush të Shkodrës, një i ri 26 vjeç u gjet i vdekur në kanal. Policia ka bërë me dije se në një kanal kullues u gjet një kufomë, që dyshohet se i përket një viktime të seksit mashkull. “Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se viktima është shtetasi me iniciale R.B 26 vjeç banues në Barbullush e trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit rajonal të Shkodrës. Nga këqyrja parapkrake e trupit të viktimës, nuk janë gjetur shenja të dhunës”, thuhet në njoftimin e forcave blu të qytetit verior.

Nga deklarimet që janë marrë, rezulton se viktima nuk besohet të ketë pasur konflikte me persona të tjerë, por se ka dyshime se është një i sëmurë mendor. Gjithashtu, dyshohet se konsumonte vazhdimisht alkool dhe ndaj ka përfunduar në lumë. Policia ka sqaruar se pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për të zbardhur totalisht këtë ngjarje të rëndë. Grupi hetimor duke bashkëpunuar me policinë në Shkodër janë duke punuar për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Please follow and like us: