Kërkoi përdhunimin e vajzave me xhinse, por avokati e ha vetë tollumin
Një avokat egjiptian është dënuar me tre vjet burg sepse bëri publikisht thirrje që të përdhunoheshin të gjitha gratë që mbajnë xhinse të grisura.
Nabih al-Wahsh, një avokat i shquar, konservator gjithashtu u gjobit me 1.130 dollarë. Avokati i bëri thirrjen që zemëroi mbarë botën në një emision televiziv në tetor, gjatë një debati mbi një projekt ligj mbi prostitucionin. “A jeni të lumtur kur shihni një vajzë që ecën nëpër rrugë duke ekspozuar të pasmet- pyeti ai- Unë them se kur një vajzë ecën kështu, e kemi për detyrë patriotike ta ngacmojmë seksualisht dhe për ta përdhunuar”. Wahsh tha se gratë që mbanin xhinse të grisura ishin “duke i ftuar njerëzit që t’i përdhunonin dhe tha se “mbrojtja e moralit është më e rëndësishme sesa mbrojtja e kufijve”. Prokuroria ngriti akuza kundër Wahsh pas një protestë publike. Këshilli Kombëtar për të Drejtat e Grave ka kundërshtuar deklaratat duke thënë se ato ishin një “thirrje flagrante” për përdhunim dhe se shkelnin “gjithçka në kushtetutën egjiptiane”.