Lidhja sekrete e vëllait me një vajzë fshati detyron 16-vjeçaren për paradë nudo
Banorët e një fshati në një zonë të Pakistanit janë tronditur kur nëntë burra të armatosur detyruan vajzën 16-vjecare të bënte paradë ku shfaqej gjysmë e zhveshur. Vendasit tregojnë se gjithcka u bë për të mbrojtur nderin e familjes, ndërsa policia ka arrestuar 8 persona dhe janë në kërkim të një tjetri. Sipas BBC, dëshmitarët thonë se vajza u kap në mes të ditës, kur po shkonte të mbushte ujë.“Unë dhe kushërirat e mia po shkonim të merrnim ujë kur ata na kapën. Më qëlluan dhe më pas më prenë rrobat me gërshërë. Një nga kushërirat u përpoq të mbulonte me një shall, por ata e rrahën,” – tregoi vajza për mediat lokale. Pavarësisht se u përpoq t’ia mbathte, nuk ia doli pasi e kërcënuan me armë duke e detyruar që të bënte paradë për rreth një orë. Mendohet se gjithcka ka ndodhur prej një incidenti të ndodhur para tre vitesh, ku vëllai i 16-vjecares kishte një lidhje sekrete me një nga vajzat e fshatit. Dëshmitarët tregojnë se kjo ishte një mënyrë për të marrë hak për gjithcka kishte ndodhur në të kaluarën.