McMaster: Mundësia e luftës me Korenë e Veriut, “në rritje”
Këshilltari i Sigurisë i Shtëpisë së Bardhë thotë se mundësia e luftës me Korenë e Veriut po “rritet çdo ditë”. “Ka mënyra për t’u përballur me këtë problem, përveç konfliktit të armatosur, por është gjithjë e më e vështirë dhe nuk ka mbetur shumë kohë”, tha këshilltari H.R. McMaster, duke iu referuar udhëheqësit koreano-verior, Kim Jong-un. Koreja e Veriut njoftoi javën e kaluar se tani ka kapacitetin të godasë territorin e Shteteve të Bashkuara, pasi bëri një prove me një raketë të re ndërkontinentale. Njoftime të medias bëjnë të ditur se Pentagoni po studion disa vende në bregun perëndimor të vendit, ku mund të instalohen sisteme shtesë mbrojtjeje, pas kërcënimit të Phenianit për një goditje të mundshme në Shtetet e Bashkuara.