Albspirit

Media/News/Publishing

Përmbytjet, Serbia i ofron ndihmë Shqipërisë

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka ofruar ndihmë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, pas situatës së përmbytjeve katastrofike që e kanë përfshirë Shqipërinë.

Në njoftimin e Presidencës së Serbisë thuhet se Vuçiç ka shprehur keqardhje për shkak të përmbytjeve.

Ai ka thënë se Serbia është e gatshme t’i ofrojë ndihmë teknike Shqipërisë në parandalimin e pasojave më të mëdha nga kjo katastrofë humanitare, transmeton lajmi.net.

Ndihmë Shqipërisë i ka ofruar edhe Kosova dhe tashmë forcat emergjente të MPB-së kanë arritur në Fier.

Edhe FSK-ja është e gatshme t’i ofrojë mbështetje Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Please follow and like us: