Albspirit

Media/News/Publishing

Propozimi ne Suedi: Një orë pune në javë e paguar për seks

Në një qytet të Suedisë një funksionar i lartë propozon që  punonjësve tu jepet një orë e lirë brenda orarit të punës për të kryer marrëdhënie seksuale me partnerët e tyre. Propozimi i avancuar ka hapur shumë diskutime në Suedi ndërsa kërkesa do të hidhet për votim në pranverë. Për të kaluar duhet të ketë votat e 31 anëtarëve të këshillit të qytetit  Overtornea Kjo bëhet me qëllim për të përmirësuar balancin mes punës dhe jetës: Punonjësit të kenë të drejtë një orë pushimi në javë për të shkuar në shtëpi dhe të kryejnë marrëdhënie seksuale” Duhet të inkurajojmë jetën. Jeta e përditshme është stresuese përfshi dhe fëmijët në shtëpi”.  Kjo do të ndihmojë çiftet të kenë momentet e tyre vetëm për veten”. Suedia njihet si vendi gjeneroz ku prindërve u njihen 480 ditë pushimi me pagesë, kujdesi shëndetësor universal dhe një ritual të përbashkët të kafesë, i njohur si fika, e cila konsiderohet e shenjtë.

Please follow and like us: