Albspirit

Media/News/Publishing

Video+18/Tmerron femrat manjaku i linjës së Kombinatit, po të ish në Poloni do e tridhnin…

Veprimet e turpshme në publik janë rreptësisht të ndaluara nga opinioni dhe ligji. Maniakët të cilët prekin veten e tyre në ambiente publike apo kryejnë veprime të turpshme në sy të vajzave të reja, duhet të kalojnë në dorë të institucioneve përkatëse. Një person i rregullt mendërisht do e kishte logjikuar mirë pasojën e një veprimi të tillë, por në këtë rast mendohet se personi protagonist në video nuk është në gjendje të mirë mendore ose thjesht i dehur. Ky burrë rreth të 40-ave endet pothuajse çdo ditë në linjën e autobusëve të “Kombinatit”, duke kryer veprime të turpshme në sy të vajzave udhëtare që gjenden pranë tij. Një fenomeni kaq shqetësues duhet t’i vijë fundi sidomos për vajzat e reja që mund të bien pre e ngacmimeve të tilla seksuale dhe të zhvillojnë më pas probleme psikologjike. Të gjithë kemi nëna, gra e motra që padyshim nuk do të dëshironim që të ishin në vendin e vajzës që gjendet e ulur në autobus, e cila duron pa folur asnjë fjalë dhe më pas largohet. Sipas djalit i cili rrëfen ngjarjen, maniaku më pas i drejtohet femrave që gjenden në fund të autobusit duke bërë të njëjtën gjë në përditshmëri.

Djali i cili ka parë ngjarjen e shëmtuar ka deklaruar se:

“Pershendetje! Kam nje video qe eshte bere tani ne mëngjes me nje manjak ne autobuzin e kombinatit. Eshte i perditcem. Burri ishte drejtuar tek ajo vajza tjeter qe mezi duket dhe mbas 2 – 3 minutash ajo nderroi vend, kurse kjo tjetra zbriti.

Pastaj ky tipi shkoi ne fund te autobuzit se kishin hyp ca gra dhe vajza te tjera.

Videon e kam bere une, po une zbrita. Ky tipi me ket pune merret dite per dite, zbret hypen ne autobuz tjetër i fola une, i gërthita, ca ke me tha spo bej asgjë, pastaj zbrita se isha vone per pune”./JOQ.al/

Ngjarje e rëndë, Polonia tredh pedofilët

 

Please follow and like us: