Albspirit

Media/News/Publishing

Befason amabasada amerikane me veshje kombëtare shqiptare

 

Ai jo vetëm që flet mjaft mirë shqip, por vitet e fundit që ka punuar në vendin tonë, e ka bërë të njohë realitetin shqiptar, madje edhe të dashurohet me kulturën dhe ushqimet shqiptare. Fjala është për ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë Donald Lu, i cili është shfaqur si asnjëherë më parë, i veshur me veshje tradicionale shqiptare. Fotografitë janë postuar në Facebook nga faqja e Ambasadës së SHBA dhe janë gjatë një aktiviteti të veçantë për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. I gjithë personeli me ambasadorin në krye kanë zgjedhur kostume popullore tradicionale nga të gjitha rajonet e Shqipërisë, duke treguar kështu kulturën dhe artin shqiptar që është trashëguar nga brezi në brez. Dhe kanë mjaftuar këto fotografi për të nisur lumin e komenteve të qytetarëve, të cilët janë munduar të gjejnë se të cilës krahinë i përkasin veshjet që ka zgjedhur ambasadori Lu.

Please follow and like us: