Dalin pamjet, ja si u thyen dhe u grabitën zyrat e Zjarr Tv
Dy persona, me kapuç në kokë kanë thyer dhe më pas grabitur zyrat e Zjarr Televizion në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe është denoncuar në polici.
Siç edhe duket në pamje grabitësit kanë marrë të paktën 2 kamera që ndodheshin në studio. Nuk dihet se çfarë kanë marrë tjetër.
Pamjet e grabitjes janë bërë publike nga vetë televizioni.
‘Ku po jetojmë?!
Kur grabitet një televizion i pajisur me kamera sigurie, çfarë ndodh me qytetarin e thjeshtë?
Grabitja nga fillimi deri në fund’, shkruhet në faqen e Facebook të Zjarr televizion.
Please follow and like us: