Dua Lipa shkëlqen në Kaliforni
Dua Lipa edhe një herë ka treguar se jo vetëm është performuese e jashtëzakonshme, por po ashtu edhe yll mode.
Këngëtarja nga Prishtina si gjithnjë shfaqet plot stil. Bukuroshja ka performuar në një emision të një radio në Kaliforni, me frekuencë 99.7, Poptopia. Ajo ka realizuar një intervistë dhe është takuar me stafin, e madje edhe ka performuar në një mbrëmje speciale të mbajtur në San Jose. Edhe këtu Dua u përkujdes të tërheqë vëmendjen me dukjen e saj me ngjyra të hapura, ngjyrë të kuqe në pjesën e lartë dhe ngjyrën oqeanike (fluroshente) në pjesën e poshtme. Dua Lipa është tejet e angazhuar dhe po gjenë kohë që të përgjigjet edhe për mediat e shumta botërore të interesuara për të. Fokusi i yllit shqiptar ka qenë Amerika së fundmi, ku ajo realizoi edhe një seri performancash me top yjet si Bruno Mars dhe Coldplay. Ndryshe, Dua Lipa po shijon suksesin e albumit dhe turneut të titulluar me vet emrin e saj.