Albspirit

Media/News/Publishing

Enis Bardhi, lojtari më i mirë që luan jashtë Maqedonisë

Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi është zgjedhur lojtari më i mirë që luan jashtë Maqedonisë nga federata e këtij vendi.Djaloshi nga Shkupi që luan në radhët e Levantes, po përmbyll një vit me plot suksese, duke fituar një vend në përfaqësuesen e Maqedonisë e gjithashtu duke shkëlqyer në La Liga.

“Fillimisht falënderoj Zotin që më dha këtë mundësi që unë të jem këtu dhe të fitoj këtë çmim. Gjithashtu falënderoj edhe familjen time që gjithnjë më jep forcë, ndërsa ky çmim më jep motiv shtesë që të vazhdoj me sukseset e mia”, tha Bardhi.
Please follow and like us: