Greqia hap tenderin për naftë në Jon
Kriteret ekonomike dhe elementet mjedisorë do të merren parasysh për vlerësimin e ofertave që lidhen me eksplorimin e hidrokarbureve në detin Jon dhe në Kretë. Sipas njoftimit të publikuara dje në Fletoren Zyrtare të Bashkimit Evropian ofertatto do të hapen pas interesit të shprehur nga: The Oil & Gas Energean për zonën e detit në detin Jon dhe konsorciumit Total – ExxonMobil – Greek Petroleum për zonën e Kretës. Sipas ligjit, për këto zona janë të ftuara edhe palë të tjera të interesuara të paraqesin ofertat brenda 90 ditëve nga publikimi në gazetat evropiane, dmth fillim të marsit. Tenderi ka të bëjë me një sipërfaqe prej 6671 km katrore më Detin Jon dhe rreth 40 000 km katror në Kretë.
Please follow and like us: