Albspirit

Media/News/Publishing

Kina dërgon forca ushtarake pranë Koresë Veriore

Ushtria e Kinës ka dërguar një aeroplan të zbulimit mbi Detin e Verdhë dhe Detin e Kinës Lindore – Jugperëndim të Koresë së Veriut. “Aeroplani i zbulimit u dërgua nga Forca Ajrore e Kinës për të “përmirësuar gatishmërinë luftarake dhe për të mbrojtur interesat strategjike të vendit”, thuhet në njoftimin e ushtrisë kineze. Shen Jinke, zëdhënës i Forcës Ajrore të Kinës, tha se aeroplani mori pjesë në stërvitjet krahas avionëve luftarakë dhe forcave raketore. Aeroplani i spiunazhit, i dërguar nga një bazë ajrore e paidentifikuar në Kinën veriore, fluturoi në një rrugë që ushtria nuk e kishte përdorur më parë. Ndërkohë, Koreja e Jugut dhe SHBA kanë filluar një stërvitje të madhe ajrore sot në mëngjese. Trajnimet, që zgjasin pesë ditë, vijnë vetëm një javë pasi Koreja e Veriut testoi një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) që besohet të jetë në gjendje të arrijë deri në SHBA. Wang Yi, ministri i jashtëm i Kinës, ka thënë se rishfaqja e tensioneve është për “keqardhje” pas më shumë se dy muajsh të qetësisë relative. Kina dhe Rusia i kanë bërë thirrje SHBA-ve të braktisin stërvitjen vjetore pesë-ditore në këmbim të garancive se Koreja e Veriut do të frenojë programin e saj bërthamor

Please follow and like us: