Mesazhi prekës i Agnesa Vuthajt
Isha shumë e lumtur për të qenë pjesë e projektit #tibarabartune për të përkrahur një iniciativë të rrallë dhe shumë frymëzuese nga Shemsedin Sajhadi, por isha akoma më e lumtur, më e përmbushur dhe më e ngazëllyer pas përfundimit të xhirimeve dhe pas një pasditeje shumë mbresëlënëse me Figen Sero, Turkan Basa, Valmira Berisha dhe Yllka Berisha. Historitë e tyre të veçanta ishin shumë frymëzuese, motivi i tyre për jetën, dashuria e pastër e pa kushte ishin vetëm disa nga vlerat e tyre që i reflektonin dhe të bënin për ta dashuruar më shumë veten, jetën dhe njerëzit rreth nesh dhe padyshim ato…ka kaluar gati një muaj nga dita e xhirimeve dhe secilën prej tyre vazhdoj ta kujtoj çdo ditë, të mendoj për to, për ditët e tyre, për sfidat e tyre, për kerkesat aq modeste që kishin për një jetë më të mirë! Falenderuese dhe mirënjohëse për këtë takim që i shtoi kuptim jetës sime…