Albspirit

Media/News/Publishing

Michael Jackson ishte i dashuruar me Whitney Houston dhe donte të martohej

Rrëfimi vjen nga ish-truproja i yllit të muzikës pop, i cili i ka rrëfyer sekretet pikante për “The Sun”

Michael Jackson kishte një ndjenjë shumë të  fortë për Whitney Houston, nga e cila kurrë nuk u shërua. Në kulmin e karrierës së tyre, Jacko kishte një marrëdhënie të fshehtë me yllin e “I will always love you” dhe madje ai kishte ëndërruar edhe të martohej me të, – shkruan gazeta ‘The Sun’, duke cituar truprojen e Michael Jackson.

Mbreti i Popit ra në dashuri me të pas një sërë takimesh në fermën e tij në Neverland, gjashtë vjet pasi këngëtarja kishte pasur një histori dashurie me vëllain më të madh të Michael,  Jermaine,  gjë të cilën këngëtari i madh e kishte përjetuar shumë keq. Flirti shumë i fshehtë midis dy yje, të cilët kanë vdekur që të dy në rrethana tragjike dhe misterioze, është pjesë e një serie zbulimesh të rrëfyera nga truproja me origjinë britanike i Jackson .

Matt Fiddes, i cili është njëkohësisht mjeshtër i arteve marciale është shprehur: “Unë e kam dashur shumë Michael, por mendoj se tani është koha për të nxjerrë çdo gjë që e kam mbajtur të fshehtë dhe më ka munduar për shumë vite.  Kjo marrëdhënie do t’i japë fund të gjitha legjendave se Michael ishte një pedofil. Ai ishte një njeri i ndershëm”, – thotë Fiddes.

Jackson dhe Whitney u takuan në vitin 1991, periudhë në të cilën të dy ishin në kulmin e karrierës. Jacko, atëherë 33 vjeç, kishte rinovuar kontratën e tij diskografike me ‘Sony’ për një shifrën rekord 65 milionë dollarë. Houston, në atë kohë ishte 28 vjet dhe shijonte suksesin e albumit të saj debutues me 25 milionë kopje të shitura. “Ata u takuan për shkak se ata ishin dy prej artistëve që ishin kontraktuar me studiot më të famshme muzikore të planetit dhe si rezultat, frekuentonin të njëjtat ambiente, ka rrëfyer truproja i Jackson.

“Whitney  në atë kohë jetonte në fermën e Michael dhe midis tyre kishte një histori si çdo çift tjetër i ri, – ka thënë Fiddes, por më vonë Michael  më ka rrëfyer se kishte shpresuar gjithmonë që marrëdhënia me  Whitney të shkonte më tej, pra ai kishte ëndërruar të martohej me të”. Romanca midis tyre në fakt zgjati vetëm dy javë, por Jacko, sipas Matt,  nuk e harroi kurrë dashurinë e tij për Whitney. Një vit më vonë ajo u martua me Bobby Brown, njeriun i cili është akuzuar vazhdimisht  se e shtyu divën e muzikës botërore drejt drogës. Dhjetë vjet më vonë, në vitin 2001, në ‘Madison Square Garden’ në New York, Michael dhe Whitney patën një ritakim emocional, – thotë Fiddes. – Ai i dha atë që mund të quhet përqafimi i fundit mes tyre dhe Michael iu lut që t’i jepte fund me drogën, e cila po ia shkatërronte jetën. Të dy i pëshpëritën njëri-tjetrit fjalë dashurie ndërsa përqafoheshin”, – e mbyll fjalën e tij truproja i mbretit të muzikës pop, Michael Jackson.

Please follow and like us: