Albspirit

Media/News/Publishing

Nami në Australi, deputeti ndalon parlamentin dhe i propozon të dashurit “live” 

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Parlamentin e Australisë.
Gjatë një debati për legalizimin e martesave të të njëjtit seks, një deputet i ka propozuar drejtpërdrejt partnerit të tij.
“Kam vetëm një gjë për të thënë. Ryan Patrick Bolger, a do të martohesh me mua?”- tha deputeti në fjalimin që po transmetohej “live’.
Propozimi i Tim Wilson u pasua me një “po” me zë të lartë nga i dashuri i tij i prej nëntë vitesh,  Ryan Bolger. 5 ditë pas miratimit në Senat të projektligjit ai është shoqëruar me debate të shumta në Dhomën e Përfaqësuesve.
Pyetja u pasua me brohoritje dhe duartrokitje nga disa prej të pranishmëve./360grade/
Please follow and like us: