Albspirit

Media/News/Publishing

Ngacmimet seksuale, opera e Nju Jorkut shkarkon drejtorin bobolesh të muzikës

Drejtori Muzikor i Operës së Nju Jorkut, James Levine shkarkohet nga detyra në bazë të disa akuzave për ngacmime seksuale ndaj tre burrave disa dekada më parë.

Opera Metropolitane e Nju Jorkut ka shkarkuar të dielën nga detyra drejtorin e muzikës, James Levine. Këtë e ka konfirmuar Peter Gelb, Drejtor Gjeneral i Operës që theksoi ndërprerjen e marrëdhënies së punës 40-vjeçare me Levine. Mbi dirigjentin e njohur rëndojnë disa akuza për ngacmime seksuale në kohë të ndryshme.

New York Times, ka raportuar se janë tre burra që kanë dalë hapur duke akuzuar 74-vjeçarin Levine që ka abuzuar me ta seksualisht disa dekada më parë, që në fillim të karrierës së tij si dirigjent. Një nga burrat ka theksuar se kur është abuzuar ishte në moshën 15-vjecare dhe Levine ishte rreth 40-vjec, por këto deklarime mbeten për tu verifikuar.

Këto akuza kanë filluar që nga viti 2016 kur policia e Ilinoisit hapi një hetim për ngacmim seksual nga ana e dirigjentit, por akuzat u hodhën poshtë si fallso në atë kohë.

Opera e Nju Jorkut ndërkohë ka angazhuar disa burime për të vërtetuar akuzat e ngirtura.

Qendra e arteve ka deklaruar se i ka anuluar të gjitha shfaqjet e programuara dirigjentit, përfshirë këtu një prodhim të ri të Pucinit “Tosca” që do jepej në prag të Viti të Ri. Lajmi ka tërhequr vëmendjen e artistëve muzikës klasike botërore mbi dhunën seksuale që ka përfshirë këtë sektor.

Arritjet e mjeshtrit të muzikës e kanë bërë atë subjekt të revistës “Time” në vitin 1982 dhe titullin Muzikanti i Vitit në Amerikë për vitin 1984.

 

Please follow and like us: