SHBA dërgon avionët më të fuqishëm në Korene e Veriut
Avionët luftarakë amerikanë, sidomos ata që nuk kapen nga radarët, fluturuan mbi Korenë e Jugut në nisje të stërvitjes së radhës ushtarake që, sipas Koresë së Veriut, po shtyjnë gadishullin drejt luftës bërthamore. Zyrtarë të ushtrisë amerikane thanë se avionëve F22 i janë bashkuar edhe ata F35, që të gjithë të pakapshëm nga radari dhe që shënojnë majën e teknologjisë ajrore luftarake amerikane. Numri i saktë nuk dihet për arsye logjike, por ekspertët thonë se bëhet fjalë për përqëndrimin më të madh të avionëve të përparuar të brezit të pestë në histori në Korenë e Jugut.
Stërvitja e përbashkët pason një fundjavë mjaft të ndezur deklaratash luftarake, ndërsa zyrtarë nga Koreja e Veriut dhe SHBA-ja thonë se mundësitë për luftë po rriten. Pikërisht për këtë arsye, senatori republikan Lindsey Graham i kërkoi Pentagonit që të largojë familjet e personelit ushatarak amerikan nga Koreja e Jugut.