Albspirit

Media/News/Publishing

Shfryhet “skandali” me dosjet e vjedhura në prokurori, çështjet u transferuan

Me gjithë zhurmën që krijoi denoncimi për humbjen e tre dosjeve në prokurorinë e Elbasanit, duket se gjithçka ka të bëjë me mosmarrëveshjet mes prokurorëve të qytetit. Top Channel raporton se dosjet që prokurorja Amanda Xhaferri i ka denoncuar si të zhdukura nga zyra e saj, në fakt janë marrë me procesverbal dhe u janë deleguar për hetim prokurorëve të tjerë të njësisë task forcë Kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit.
Ka qenë drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina i cili ka vendosur t’i heqë prokurores Amanda Xhaferri çështjet në fjalë me argumentimin së për një kohë të gjatë nuk kishte kryer veprime hetimore dhe këto dosje ia ka deleguar për hetime prokurorëve të tjerë.
“Kjo mënyrë veprimi që kanë hyrë në zyrën time, pa praninë time, pa dijeninë time dhe kanë marrë dosjet penale që unë kam patur në ndjekje penale, nuk është normale. Theksoj se, unë si prokurore kam përgjegjësi për materialet e administruara në fashikullin hetimor të çdo dosjeje dhe për më tepër, kur bëhet fjalë për dosje të rëndësishme dhe me materiale sekrete dhe delikate”, është shprehur Prokurorja që ka denoncuar rastin.TCh

Please follow and like us: