Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj, lirik modern  i letërsisë për fëmijë dhe të rinj  

SHFLETIME

Është një margaritar rrezëllitës në letërsinë tonë, një zë i ëmbël dhe origjinal në poezinë për fëmijë dhe të rinj që i bashkangjitet me krenari të mëdhenjëve: Vehbi Kikaj, Rifat Kukaj, Ali Huruglica, Agim Deva, Abdullah Thaçi, Gani Xhafolli  e Grillo, Beqaraj,  Mamaqi…

Shkruar nga  ETLEVA BOGDANI

Avdush Canaj është krijues me talent në letërsinë tonë për fëmijë dhe të rinj. Këtë e dëshmojën librat e tij të botuara deri më sot: Gjeneral pa epoleta (1993), Lepurushi i çokollatave (1994), Gonxhja nga Jupiteri (2000), Zogu në derë (2003), A fle peshku me pizhame (2008), Mollë me syze (2010), Dallëndyshet e gjumit (2011), dhe Fluturat me sandale (2013).
Krijimet e tij të para i gjejmë qysh si nxënës i klasës së shtatë të fillores, por me vëllim poetik para lexuesve doli në vitin 1993, që shënoi një fillim të mbarë në fushën e krijimtarisë letrare nderkaq kritika e atëhershme e vlerësoi në mënyrë të drejtë. Poetja dhe studiuesja e letërsisë, Qibrije Demiri, në një gazetë të përditshme të Prishtinës,  mes të tjerash,  për Gjeneral pa  epoleta pati shkruar : “ Nga ky libër duhet veçuar ciklin  Lule me sandale, vjershat e të cilit janë të realizuara mirë dhe trajtojnë  suksseshëm dimenzionin e dashurisë. Jo pse motivi i tillë s`ësht mjaft i pranishm në letrat tona, por një çasje e tilël vërtet subtile është padyshim një pasuri e veçantë. Nga ky cikël, shkëlqyeshm është realizuar poezia  Lule me sandale : Puhia në kopsht/ me gjethet e barit/ unë vizatoj me shkumës/ në faqe të trotuarit./Ndodh të ma fshij dikush me thembër/ dashuriën s`mundet/ e kam thellë në zemër/”.  Për proëzn e tij, Demiri do të shtoëj edhe këtë   se “ ato shënojnë vlera t cilat do t`i lakmonin edhe krijuesit më të mirëë te ne”.
Ai  do shfaqej edhe më herët, por nuk e lan, e penguan zagarët e Sigurimit, të cilët e përcillnin kudo, madje edhe në vendin e punës, në TV- Prishtina, në Programin për  fëmijë. Dhe kur e morën ushtar, në ushtrinë e atëherëshme të ish-Jugosllavisë, e burgosën poetin, e hodhën në gjyqin ushtarak si “intektual i rreziskshëm”. E dënuan më 5 vejt burgim të rëndë, që i mbajti në Foqë të Bosnjës,sepse tek ai kishin parë poetin dhe intektualin që do të bëjë emër në letrat shqipe.Por ai nuk u përkul, pas daljes nga atje “ku brenë miza hekur”, iu përvesh letërsisë. Nuk u ngut, nuk vrapoi pas titujve, se sasia nuk përcakton vlerën në letërsi, deshi të na jap velra të mirëfillta letrare , duke mëtuar gjithmonë bukurinë në poezinë dhe kësaj i arriti.
Sot, duke shfletuar librat e tij, njihemi me botën interasntë të fëmijëve, shikura nga syri i tyre, e,  të veshur nga ana e poetit me rroba artistike.Pra, nga ky univers, na jep një botë plot fantazi dhe imagjinatë, vetë jetën e fëmijëve, ku Brenda kësaj bote të blertë dhe të magjishme rrëzëllinë dielli i dashurisë.Nuk është e tepërt të themi edhe këtë ,se kur takohemi me poezinë e këtij poeti, është sikur takohemi me mrekullinë (I. Berk)
Është një margaritar rrezëllitës në letërsinë tonë, një zë i ëmbël dhe origjinal në poezinë për fëmijë dhe të rinj që  i bashkangjitet me krenari të mëdhenjëve: Vehbi Kikaj, Rifat Kukaj, Ali Huruglica, Agim Deva, Abdullah Thaçi, Gani Xhafolli e p Grillo, Beqaraj, e Mamaqi etj.
Canaj është njohës i mirë i psikologjisë së fëmijëve. Kamera e tij (A.Bishqemi) regjistron çdo gjë për ta, ku më pas, në montazhën e tij poetike, i lulëzon si një mjeshtër i vërtetë, na sjell kështu “vargje mrekullie”, gjyshi është “ zemër shalqiri”: / Vetëm një herë/ E thërret në telefon,/ Çokollata me aeroplan/ kah unë fluturon!/ Unë jam vetë piloti/ Me gjyshin kapedan/ Ëmbëlsohen përrallat / Fshehur nën jorgan!/ (Vjersha: Zemër shalqiri.)
Ai kërkon fjalën magjike (A.Aliu).Përmes poezisë nganjëherë e kapercen edhe vetën.(I. Berk)
Sa herë i lexojmë dhe i rilexojmë vargjet e tij, na dalin edhe më të bukura, më të ëmbëla e joshëse:/ Babushi-/Pranverushi/ Me ylber/ Kapotën/ Buzëqeshjes/ i falë votën./  (Vjersha: Votoj për çokollata )
Figuracioni i tij është shumë i pasur, na vjen i naturshëm, ashtu si një lule e çelur në çdo varg e strofë dhe pret ta shijojë lexuesi i vogël, por jo vetëm ai. Nuk rreshtë së kërkuari metaforat nga më të burat:
Fluturon qiellit të poezisë,
Prek diellin e lumturisë. ( Vjersha: Hape portën)
Ose:
Sonte  TROFTAT
Shetisin në shetitore. (Vjersha: Troftat në sheti )
0se:
Hëna në fund të liqenit
Me yjet përdore,
Në qytetin e peshqve
Falë ëndrra ujore.
Tepër interesante, në krijimtarinë e tij, na dalin lirikat e simpative të para shkollore, ato dashuriçkat e ëmbëla për shokun e shoqen, ku gjejmë përherë rrëzëllim të magjishëm shpirtëror, të pastër, si ujë i kulluar, në këtë drejtim Canaj na del tepër i veçantë dhe lirik i spikatur.
Një magji e ëmbël,/Pa çelës hap çdo derë,/ A s`i shihni bangat/ Mbushur me pranverë!/ ( Vjersha: Për inat të saj ) ose vjersha tjetër: / Turtje këndon Kata/ Si valëz e qeshur lumi:/ Ti vetë çokollata,/ Ti je vetë llokumi./
Ndjenjen e dashurisë ai përshkruan jo vetm nga këndvshtrimi dhe përjetimi i djalit, por edhe ai i vajzës.Ligjërimi realizohet në vetën e tretë, por më së shumti në të parën, meqë kjo vetë ligëjrimi na jep më ndjeshëm përjetimet, psikologjinë e heroit lirik, mendimet, rrahjet e pulsit, dridhjet e zemrës sëë djalit, apo t vajzës së dashuruar e herë trupzohet me vajzën. Poeti herë zë vendin e djaloshit të dashuruar e herë trupzohet me vajzën.Herën tjetër rrëfimtari është ndonjë përson i afërt i vajzës apo i djalit, dëshmitar i ndodhive të tilla. ( A. Bishqemi)
Poeti fjalën e miklon, por në këtë miklim, në këtë çast hyjnorë  të poezisë, i vijnë zogjtë t`i dalin në ndihmë që ajo të ketë shpirtin dhe bukurinë e vet: / Tek unë rishmi ktheheni/ Me gazin e harenë./Ju në zemrën time/ keni bërë folenë./ Bashkë me DASHURINË/ Ma ujitni poezinë./ (Vjersha: Kurrë s`më lini fillikat)
Fjalë-shenja në poetikën e Canajt janë: nëna, babi, gjyshi, gjyshja, zogjtë dashuria, blerimi, toka, atdheu, dielli, gjaku, buzëqeshja, mësuesja, puthja, ëndrra, bukuria, ylli etj.
Se Avdush Canaj është një përsonalitet  shquar në letrat tona, na dëshmojnë më së miri vargjet: / Ëndërr e qeshur me trotinet/ Niset vrik te gocat tjera,/ Mollët thonë: Ne po rrimë,/ Të dukesh ti sikur vera!// Tash pëllumba e gushëkuq/ Telefonojnë nga të gjitha parqet,/Buzëqeshjet të m`i kompozojmë,/Piktura t`bëjnë në të dy faqet./ (Vjersha: Dy mollë nën xhaketë)
Në mënyrë që të mos jetë monoton gjatë këngëtimit, e thyen vargun me mjeshtri, ndonëj fjalë e shkruan në mënyër vërtikale, për t`ia tërhequr vëmëndjen lexuesit, e nndonjëherë  fjalët i shkruan edhe më shkronëj të madhe.
Krahas dashurisëë, ai na jep edhe ndjenjen atdhetare e patriotike. Nëna e tij, që simbolizon nënat e gjithë Kosovës, kur djalin kishte parapa  grilave, qëndron si një heroinë e vrtet. Të kujton nënë Ajshen të Jusuf Gërvallës:  S`mërzitet, Nëna, fare,/!/ Edhe Kulla është krenare! Me pranverën përdore/ Do të kthehesh ,bir,/ Në Tokën Arbërore./
Në bazë të vlerave artistike që ka poezia e tij,lirisht mund të themi se  Avdush Canaj i përket modernitetit të lerësisë për fëmijë dhe të rinj.

Please follow and like us: