Ish- presidenti kopjon formulën shqiptare: Do hidhem nga çatia
Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili po kalon momente të vështira. Sot ai kërcënoi se do të hidhej nga çatia e pallatit në Kiev të Ukrainës, pasi policia ushtroi kontroll në banesën e tij. Ndërkohë që policia hyri në banesën e tij, ai doli në çati. “Duan të më marrin peng pasi jam ngritur në mbrojtje të popullit ukrainas”, tha ai. Forcat e policisë arritën ta zbresin nga çatia. Saakashvili akuzohet se ka ndihmuar kriminelët në Ukrainë që të fshehin aktivitetin e tyre kriminal. Saakashvili ka qenë president i Gjeorgjisë. Ai u vlerësua si një politikan anti-korrupsion, por më pas përfundoi nën akuzë vetë. Gjeorgjia kërkon ekstradimin e tij me akuzën e korrupsionit. Në vitin 2015, Saakashvili dorëzoi nënshtetësinë gjeorgjiane dhe pranoi të bëhej guvernator i Odesës në Ukrainë me ndihmën e presidentit Petro Poroshenko. Por miqësia e tyre nuk zgjati shumë dhe ai u shkarkua.