Albspirit

Media/News/Publishing

Japin masivisht dorëheqjen mjekët e urgjencës së Tiranës

Japin dorëheqjen nga vendi i punës në mënyrë kolektive të gjithë mjekët e urgjencës në spitalin QSUT në Tiranë. Ky vendim i mjekëve i është komunikuar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu dhe kryeministrin Edi Rama dhe është firmosur nga të gjithë mjekët. Shkak për këtë vendim sipas mjekëve është bërë mbingarkesa në punë dhe mungesa e stafit e kushteve të tjera optimale në punë. “Tërhiqemi nga pozicioni i punës. Ka mbingarkesë me të shtruar të sëmurë, si dhe nuk ka kushte pune për stafin mjekësor. Ndërkohë, shërbimet e tjera nuk zbatojnë urdhrat”, thuhet në një paragraf të letrës së mjekëve të urgjencës. Ndërkohë, ky vendim masiv i mjekëve është paralajmëruar 30 ditë përpara, referuar Kodit të Punës.

Please follow and like us: