Maliqi: Shmangia nga kufijtë e viteve 1974-’89 na kushton me humbje të madhe territori
Analisti Shkelzen Maliqi thotë se shmangia nga kufijtë e viteve 1974-1989 do të rrezikonte humbje më të madhe të territorit.
Këto komente ai i bëri pasi u pyet se a e ka marrë parasysh komisioni i Shpejtim Bulliqit gjendjen kadastrale të kufirit me Malin e Zi.
Bazuar në këtë, ai thotë se Bulliqi po e mohon parimin e përcaktimit të demarkacionit që është aplikuar për të gjitha shtetet e shkëputura nga ish-Jugosllavia.
Shkrimi i tij i plotë:
A e ka marr komisioni i Bulliqit fare ne konsiderim gjendjen kadastrale te kufirit me Malin e Zi? Me sa duket aty s’kane gjete “humbje territori”, komisioni Meha ne kete paska punuar drejt. Bulliqi pra mohon parimin e percaktimit te demarkacionit qe eshte aplikuar per te gjitha shtetet te shkeputura nga ish Jugosllavia. Me kete ai fut nje presedence te kritereve shtese dhe gjendjeve paraprake te kufirit (nese edhe ato jane te sakta!!) qe do te mund te sterkomplikonte edhe perkufizimin me Serbine ne te ardhmen. kjo per faktin se ne vitet 50 te shek. xx veriu mbi Zveçan ka qene pjese e Serbise. shmangja nga kufijte e vitit 1974 / 1989 do te rrezikonte humbjen mbase 15 fish me te madhe te territorit sec pretendohet se eshte humbur me kriterin kadastral.