Albspirit

Media/News/Publishing

Meta shkarkon nga detyra ambasadorin e Shqipërisë në NATO

Presidenti Meta me vendimin e tij më të fundit ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadorit shqiptar në NATO, Leonard Demi.

DEKRET PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,
Dekretoj:
Neni 1
Zoti Leonard Demi, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10677
Tiranë, më 05.12.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META

Please follow and like us: