Tajani: Reformat që ka kryer Shqipëria, pozitive për anëtarësimin në BE
Presidenti i Parlamentit Europian Antoni Tajani ka përgëzuar Kryeministrin për progresin e vendit gjithashtu ka theksuar se takimi mes të dyve ishte vërtetim i forcimit të marrëdhënieve me Shqipërinë. “Kemi trajtuar të gjitha temat që kanë të bëjnë me stabilitetin në Ballkan, luftën kundër terrorizmit, dialogun ndërfetar dhe raportet midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Unë theksova rëndësinë e ecurisë që ka kaluar Shqipëria, e cila ka kryer një sërë reformash të rëndësishme, të cilat shkojnë në drejtimin e duhur pozitiv për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. I referohem posaçërisht reformës në drejtësi, e cila për ne mbart një rëndësi mjaft të madh. Kjo natyrisht ndikon në raportin mes Shqipërisë dhe BE –së e çon përpara atë”, është shprehur Tajani.