Albspirit

Media/News/Publishing

Kandidatët nga 4 institucionet për KED

Nesër hidhet shorti për Këshillin e Emërimeve në drejtësi, ndërsa sot janë zbuluar kandidatët nga katër institucionet Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë. “Në mbështetje të pikës 3 të nenit 149/d dhe pikës 11 të nenit 179 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 284 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në datë 7 dhjetor 2017 ora 10:00, do të hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Hedhja e shortit do të zhvillohet në drejtimin e Zëvendëskryetares së Kuvendit, znj. Vasilika Hysi në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë. Shorti është i hapur dhe zhvillohet në prani të:

-përfaqësuesve të dërguar nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë,

Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë,

-përfaqësuesve të grupeve parlamentare,

-përfaqësuesve të përfaqësive të huaja diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë dhe organizatave partnere ndërkombëtare”.

Please follow and like us: