Albspirit

Media/News/Publishing

Romano Prodi: Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm

Ish-kryeministri italian dhe ish presidenti i KE Romano Prodi ka apeluar ndaj vendeve europiane duke thënë se ato duhet të ndihmojnë vendet që janë në proces integrimi për të bërë hapa përpara. Ai ka vlerësuar rrugën e Shqipërisë drejt procesit të integrimit në Bashkimin Europian ku shtoi se sa herë që vjen në Shqipëri sheh ndryshime pozitive. Në konferencën “Roli i partnerëve në tranzicionin e Shqipërisë”, ish-kryeministri italian u shpreh besimplotë mbi integrimin e Shqipërisë. “Shqipëria po ecën në rrugën e integrimit. Sa herë vij në Shqipëri shoh ndryshime. Ne duhet të ndihmojmë me hapat e tjerë të ecim me këtë proces. Ne duhet të jemi optimistë për të ardhmen, pasi kohët më të vështira kanë mbaruar. Ishte vërtet unike në botë të ishe e izoluar në Europë dhe e shkëputur nga pjesa tjetër e botës. Lidhjet e vetme ishin me Kinën”, u shpreh ish-kryeministri Prodi

Please follow and like us: