Një ekspozitë interesante e piktorëve në VivArt Gallery
Flasin piktorët, Agim Musabelliu dhe Zef Pepa: Piktura është e bukur dhe njerëzit duhet ta dashurojnë
Albert Z. ZHOLI
Piktura sipas Wikipedia, në aspektin terminologjik është një shprehje internacionale, që nenkupton vizatim ose paraqitje e një motivi të caktuar në sipërfaqe të sheshtë. Piktura është edhe degë ose disipline e artit figurativ,e cila në disa shkolla te mesme dhe fakultete studiohet me vite. Motivet pikturale mund të jenë të llojllojshme, nga bota e florës dhe e faunës etj. Stilet e pikturimit janë të ndryshme, p.sh: realizmi, surrealizmi, h
Ekspozita
Ka tre ditë që në VivArt Gallery është hapur ekspozita e dy piktorëve të mirënjohur Agim Musabelliu dhe Zef Pepa. Në këtë ekspozitë dy piktorët kanë prurë para dashamirësve të pikturës mbi 30 punime (15 secili) në gjininë e peizazhit, portretit, kompozimit, natyrës së qetë por dhe të pikturës moderne, abstarksioniste të ndërthurur me klasiken, postekspresionizmin
Agim Musabelliu
Unë në këtë ekspozitë jam paraqitur me disa punë modeste, pasi është një mini ekspozitë dhe koha e përgatitjes ishte shumë e vogël. Vetë ambienti i VivArt Gallery është ambient që lejon ekspozita jot ë përmasave të mëdha, por që për pozicionin, mënyrën e ndërtimit, mënyrën e aderimit të ambientit sjell një lloj dëshire për ta vizituar dhe të nxit kërshëri dhe dëshirë. Unë në këtë ekspozitë kam radhë me 15 punime të të gjitha gjinive, ku kam përzgjedhur disa punë të pakta në raport me arkivin e pasur që kam. Kam një raport mes portretit, natyrës së qetë, kompozimit, peizazhit por që në të gjitha gjinitë ka elementë të abstrakimit modern duke mos u ndalur në pikturën klasike. Aktualisht arti modern, konteporan është ai më i lëvruari dhe më i kërkuari ndaj dhe këmbëngul në këtë lloj arti pasi ka një filozofi të brendshme që të nxit të hulmutosh. Kjo është ekspozita ime e katërt që hap në Tiranë. Dy i kam hapur në Muzen Kombëtar dhe dy në galeri private. Por kam hapur shumë ekspozita të tjera në qytete të ndryshme kryesisht në Berat ku kam jetuar. Kam shumë vjet që jetoj me pikturë megjithëse është shumë e vështirë te jetosh me pikturë. Mund të them se dalëngadalë po kthehet në traditë dëshira e shqiptarëve për të patur një pikturë origjinale në shtëpi.
Zef Pepa
Në këtë ekspozitë kam 14 punime, të të gjitha gjinive. Pra kam disa punë të përziera që I zgjodha në raport me galerinë. Piktura ime drejtohet post impresionizmit pasi është në modë dhe në shijet e mia individuale. Kjo pikturë sot është zhanri më i spikatur kudo në botë, sipas mendimit tim. Post impresionizmin kanë filluar ta dashurojnë njerëzit. Në botë këto piktura janë më të pëlqyerat. Kanë ndjenjë të brendshme, kanë zbërthim filozofik, kanë një kërkesë ndaj vetes për të zhbiruar të padukshëm të pakapshmen. Këtë doja të sillja në këtë ekspozitë tek VivArt Gallery një Galeri e re, që ka kapur më specifiken. Pra kjo galeri nuk rend pas sasisë, por pas cilësisë, specifikes. Ndoshta nuk është me shumë punime, por me kaq punë vizitori e ka më të lehtë të veçoj dhe të lexojë çka do për vete. Mesazhi im në këtë ekspozitë është që piktura është e bukur dhe njerëzit duhet ta dashurojnë pikturën. Piktura mund të konsiderohet një mall luksi, por ka një bukuri relaksuese që çdo kush do të donte ta kishte në shtëpi. Pra sot është kthyer nga një mall luksi në një domosdoshmëri shtëpiake. Mund të them se, vitet e fundit shqiptarët janë afruar shumë me pikturën, janë kurioz për të, por dhe të destinuar për ta pasur një pikturë të bukur në shtëpi sipas shijes së gjithsecilit.