Valbona Mezini: DI PËRSE DUA
Di përse dua,
kur në pyje mendimesh
humbas udhën e arsyes
prapë di përse dua.
Në fundin
e zemërimit si det,
mbytet loti im I kripur,
dhe drita e syve të mi të blertë,
përgjumet,
e humbur përjetësisht,
thellësisht,
në oqeanin e shpirtit tënd blu.
Di përse dua.
Ti hesht,
Me heshtjen flet sa herë shihemi në sy,
kuptoj më shumë përse dua,
sepse dua vetëm ty.
Please follow and like us: