Albspirit

Media/News/Publishing

Vatra kremton ditën e flamurit,Jonuz Ndreu ikona e saj

Federata shqiptare e Amerikës Vatra ka  kremtuar  ditën  e flamurit me një sërë aktivitetesh kulturore.

Në këtë festim, pjesëtarë të Vatrës për mikrofonin e Fokus të Robert Papës kanë sjellë kujtime që ndërlidhen  me themeluesit e federatës dhe idenë për kremtimin e ditës së flamurit.

Dalip Greca ka treguar se në fakt kjo ishte një traditë e re që nisi me kremtimin e ditës së shenjtë të flamurit.

“I takoi kryetarit të ri z. Dritan Myshto që ta niste këtë lloj tradite.  Ish-presidenti i vatrës Agim Karagjozi gjithnjë thoshte mbetëm duke thënë vetëm themeluesit por vatranët e thjeshtë çfarë kanë bërë”, është shprehur Greca.

Sipas tij, Jonuz Ndreu është ikona e Vatrës.

“Ai ka ikur në kamp internimi në vitet ‘50 duke punuar në Rrogozhinë. Ai ka një ikje spektakolare që kishte rrezikun me vete, por siç kanë bërë paraardhësit e tij ashtu edhe ky mori përsipër që jo vetëm të shpëtonte vetë po të bëhej një ikonë në SHBA. Ai  pati fatin të përzgjidhej në ushtrinë amerikane, ku është vlerësuar dhe ka marrë dhe grada ushtarake. Familja e tij dhe në emigracion ka mbajtur një peshë kryesore, duke vepruar ne Bruksel dhe në SHBA. Vetë Jonuzi i është bashkangjitur Vatrës, se këtu gjeti idealet  e veta’, ka treguar Greca.

Ndërkaq, një tjetër  themelues i Vatrës Zef Balaj, i cili ka rikujtuar protestat antikomuniste, është vlerësuar si një figurë që ka bërë shumë për Shqipërinë, ndonëse në emigracion.

“E kam takuar për herë në festën e pavarëisë, ku shërbeja si komandant i divizionitë të Vlorës dhe me porosi të Presidentit Sali  Berisha pata rastin të takohem ne njerëzit që erdhën nga dispoara dhe Zef Balaj, i cili më dha përshtypjen e njeriut që e donte kombin. Ai përfaqëson antikomunistin e vërtetë që  me punë dhe me djersë, iu tha komunistëve se unë jam largguar 19 vjeç nga Shqipëria, po jam i sukesshshëm si dhe shumë atdhetar”. Kështu ka kujtuar Asllan Bushati. Vatra u themelua më 12 prill 1912.

Please follow and like us: