Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Edhe pas 27 viteve shqiptarët nuk janë të lirë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, duke përkujtuar “Lëvizjen Studentore” tha se 8 dhjetori i vitit 1990-të ka qenë lufta kundër sundimit të errësirës dhe injorancës. “Por kurrë nuk ishte menduar në atë kohë që 27 vite më vonë shqiptarët do të kërkonin lirinë jashtë vendit të tyre” – tha Basha.

“Me respektin më të jashtëzakonshëm ndaj studentëve të dhjetorit që i shoh sot kanë, përkrahjen më të madhe timen. Jemi mbledhur sot në një nga ditët më të rëndësishme. 8 dhjetori ishte dita kur triumfoi dëshira për liri me liderin e tyre të jashtëzakonshëm Azem Hajdarin. Lëvizja nisi si lëvizje që mund ta linin pa dritë dhe bukë, por ata kërkuan liri politike dhe liria politike është dinjitet njerëzor.

Studentët e atëhershëm u ngritën kundër sundimit të errësirës dhe injorancës së atëhershme. Ata u ngritën edhe kundër errësirës së mendjes. 8 dhjetori ishte dita kur shqiptarët u takuan me Evropën, prandaj duhet të quhet dita kur takuam Evropën. Në atë fillim rrugëtimi ne besonim tek liria  dhe e ardhmja ishin tonat.

Por kurrë nuk ishte menduar në atë kohë që 27 vite më vonë shqiptarët do të kërkonin lirinë jashtë vendit të tyre, shqiptarët ende nuk janë të lirë. Mundësit e tyre janë më të vogla në Evropë. Shqipëria sot është e mbytur nga problemet nga të cilat mund të gjenden në Afrikë e Azi”.

Please follow and like us: