Ditën Kombëtare të Rinisë’, Berisha kujton lëvizjen studentore: Azem, ti je gjallë!
“Gëzuar 8 dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë!” Ky është urimi për të gjithë qytetarët shqiptarë, me të cilin e ka nisur ditën e sotme ish-Kryeministri Sali Berisha. Ai kujton gjithashtu me nostalgji forcën dhe vullnetin e studentëve të dhjetorit me në krye Azem Hajdarin, të cilët përmbysën një nga regjimet më të egra diktatoriale.
“Miq, më 8 dhjetor 1990, tribuni legjendar Azem Hajdari se bashku me studentët liberatorë, në një përballje epike me diktaturen staliniste të bllokmeneve hoxhistë, hapi dyert e lirisë për shqiptarët, asokohe kombin më të shtypur të botës! Nderim përjetë veprës së pavdekshme të studentëve dhe liderit të tyre, tribunit të lirisë Azem Hajdari. Azem, ti je gjallë!”, shkruan Berisha në Facebook.