Albspirit

Media/News/Publishing

Nishani: Llallës i ka mbaruar mandati, s’duhet të hynte në zyrë

Ndërsa Parlamenit ka hapur dje garën për emrin e ri për kryeprokuror të përkohshëm, Bujar Nishani shprehet se, sot Adriatik Llalla nuk duhet të hy më në zyrë.

 

Ndërkohë, paraditen e sotme, kryeprokurori me mandat të përfunduar ka qenë në zyrë dhe ka kryer edhe një takim.

Por sipas ish-kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Llalla duhet të kishte lënë zyrën, ende pa u zgjedhur kryeprokurori i përkohshëm.

Sipas Nishanit, ky moment kërkon zgjedhjen e një prokurori të ri, duke shtuar se ky proces duhet të shkoj vetëm sipas përcaktimeve kushtetuese dhe jo dëshirës politike të Kryeministrit.

Parlamenti aktualisht ka hapur garën, ndërsa ligji i njeh Llallës qëndrimin në zyrë deri në zgjedhjen e emrit që do e zëvendësojë përkohësisht.

Please follow and like us: